Gjykata e Tiranës ka kthyer mbrapsh dosjen hetimore në lidhje me skandalin “CEZ-DIA”,për Kastriot Ismailajn.
Sipas organit të drejtësisë, dosja duhet plotësuar dhe të rikthehet për gjykim.
Kujtojmë se disa muaj më parë, organi i akuzës kishte kërkuar pushimin e çështjes për mungesë provash.
Kastriot Ismailaj është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 11 vite burg.
Ai u arrestua më 12 maj të 2015-ës, nën akuzën e mashtrimin në shuma të mëdha dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.
Nëntë kompani private brenda muajve përfituan nga CEZ-i 12 milion dollarë, nga kontratat për mbledhjen e borxheve të papaguara.
Pjesa më e madhe e parave është marrë nga “Debt International Management”, me administratot Ismailajn.
Më pas 649 milion lekë, kanë dalë jashtë vendit dhe janë transferuar në llogari të ndryshme bankare në 15 shtete të ndryshme.
Këto para dyshohet se i përkasin njerëzve të politikës dhe personave VIP.
Kompania e Ismailajt nuk ka kryer vjeljen e borxheve për të justifikuar transfertat.