Skip to content
Të Gjitha

Dyshonte se e tradhtonte, shqiptari i vë flakën gruas në Greqi

· 1 min lexim

Një shtetas shqiptar i ka vënë flakën gruas së tij në Greqi.

Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në kohën kur fëmijët e çiftit nuk ndodheshin në shtëpi.

Fqinjët kanë njoftuar menjëherë policinë, sapo dëgjuan britmat e gruas.

Njëkohësisht fqinjët kanë parë edhe tymin që dilte nga shtëpia.

Ata pohojnë se shpesh dëgjonin britma nga shtëpia e çiftit shqiptar, mirëpo ngjarja e fundit i ka shokuar totalisht.

Dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë është xhelozia.

Ndërkohë gruaja është në gjendje kritike për jetën, pasi flakët i kanë shkaktuar dëme serioze.