Presidenti Ilir Meta ka publikuar pak momente më parë në anglisht, videon për akuzat ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani.
Ky i fundit sipas Metës, me veprimet e tij, ka ndihmuar qeverinë në kapjen e Gjykatës Kushtetuese.
Krahas videos, kreu i shtetit shkruan se mbrojtja e integritetit të Gjykatës Kushtetuese është detyrë mbi detyrat.
POSTIMI I PLOTE
“Të dashur miq,
Me kërkesën tuaj po e publikoj dhe në anglisht spotin e parë në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.
Mbrojtja e Integritetit të Gjykatës Kushtetuese, DETYRË MBI DETYRAT!”
Pak ditë më parë presidenti u paraqit në Prokurorinë e Tiranës, ku dha dëshminë e tij, në cilësinë e kallëzuesit.
Pas tij përpara organit të akuzës dha deklarimet edhe kreu i KED, Ardian Dvorani.
Ky i fundit i quajti videot e Metës, filma me metrazh të shkurtër.
Konflikti mes Metës dhe Dvoranit nisi për shkak të plotësimit të vakancave në Gjykatën Kushtetuese.
Për të njëjtin post në gjykatë kishte dy kandidatë, Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferllari.