Me ngritjen e institucioneve të reja të Drejtësisë, pritet që të shkrihen dy Shkallët e Krimeve të Rënda.
Pritet që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të mblidhet të enjten për të vendosur, shkruan “gazetaSi”.
Pika e parë e diskutimit do të jetë transferimi i 12 prokurorëve.
Në mesin e tyre janë Përparim Kulluri, Artan Bajrami, Eugen Beci.
Këta të fundit janë pezulluar për shkak se janë shkarkuar nga KPK, por nuk ka ende një vendim të formës së prerë nga KPA.
Nuk dihet ende nëse KLP do të presë vendimin e KPA, apo do të bëjë transferimin e prokurorëve.
Kandidati më i përfolur për të marrë në dorë frenat e SPAK është Altin Dumani, i cili po konkuron me Edvin Kondillin dhe Arben Krajën.
Në rend dite pritet të jetë edhe emërimi në Tiranë i Prokurore e Apelit për ish-Prokuroren e Përgjithshme, Arta Markun.
Kjo e fundit duhet të rikthehej në detyrën e mëparshme si prokurore në Shkodër, por ka deklaruar se banesa ku jetonte me qira u dëmtua nga tërmeti.
Gjatë mbledhjes pritet që KLP të mbyllë kontratën me Donika Prelën, e cila u komandua përkohësisht në krye të Krimeve të Rënda, si pasuese e Besim, Hajdarmatajt.
Prela pritet që të kthehet në Prokurorinë e Durrësit, ku shërbente përpara se të kalonte te Krimet e Rënda.