Kryeministri Edi Rama takoi sot banorët e Mamurrasit, ndërsa pa nga afër edhe dëmet e tërmetit.
Kreu i qeverisë u premtoi banorëve se brenda gjysmës së vitit të ardhshëm, pjesa më e madhe e njerëzve do të kenë shtëpitë e tyre të reja.
Më tej Rama u ndal edhe tek ata persona që po prishin shtëpitë kastile, duke thënë se nuk do të përfitojnë asgjë.
“Brenda mesit të vit të ardhshëm do kemi sistemuar me shtëpi të re pjesën më të madhe të njerëzve. Ata që kanë filluar t’i bien shtëpisë me varre shtëpive, duan të përfitojnë të reja. Ata s’do të marrin shtëpi, asgjë. Të rrinë të luajnë si ky çuni në fushë“, tha Rama.
Tërmeti i 26 nëntorit la pas 51 viktima dhe qindra të lënduar.
Qindra godina u shpallën të pabanueshme, ndërsa grupe nga e gjithë bota janë duke kryer inspektimin e tyre.