Prefekti i Lezhës, Gjok Jaku, ka kthyer vendimin e Këshillit të Bashkisë së Lezhës për bonuset e qirasë, pas tërmetit.
Sipas Jakut, shuma e akorduar nuk është në përputhje me vlerat e përcaktuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
Ditën e sotme pritet që Këshilli Bashkiak i Lezhës, të mblidhet sërish për këtë çështje, për të miratuar një shumë tjetër për bonuset e qirasë.
Në Tiranë ndërkohë numri i familjeve që përfitojnë nga bonusi i qirasë ka shkuar në 1200 ndërsa në Durrës fondi është miratuar për 660 familje.
Kujtojmë këtu se tërmeti i 26 nëntorit la pas 51 viktima dhe qindra të plagosur.
Gjithashtu mijëra qytetarë mbetën pa shtëpi dhe janë strehuar nëpër çadra dhe hotele.