Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Kryeprokuroren e Durrësit, Anita Jellën.
Trupa gjyqësore që dha vendimin, përbëhej nga Xhensila Pine, Etleva Çiftja dhe Valbona Sanxhaktari.
Anita Jella është gjithashtu kandidate për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ajo ka përfunduar studimet për Drejtësi në vitin 1999 dhe shkollën e Magjistraturës në vitin 2002.
Karriera e saj ka nisur si prokurore në Elbasan në vitet 2001-2003.
Më pas ajo u emërua kryeprokurore në Librazhd deri në vitin 2007.
Pas rikthimit për një vit në Prokurorinë e Elbasanit, Jella transferohet në Durrës.
Prej 10 vitesh ajo ka ushtruar detyrën si prokurore në Durrës, ndërsa më 9 maj të 2018-ës, ajo u caktua përkohësisht si drejtuese e këtij institucioni.