Skip to content
Të Gjitha

Nga “Syri.net” te “360 gradë”/ Shpifën për bashkëjetesën me Gent Cakajn, Rea Xhillari fiton gjyqin me 7 portale dhe Artur Zhejin

· 1 min lexim

Rea Xhillari, vajza e Linda Ramës, bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama, ka fiuar gjyqin ndaj 8 portaleve për shpifje

Bëhet fjalë për lajmin se Xhillari bashkëjeton me ministrin e Jashtëm, Gent Cakaj.

“Dosja.al” shkruan, se gjyqtari Julian Haxhiu ka vendosur që portalet të heqin lajmin e botuar, ta përgënjeshtrojnë dhe më pas të paguajnë një dëmshpërblim.

Ja çfarë vendosi gjyqtari i çështjes

“Syri.net”, 100 mijë lekë të reja, paguan shpenzimet gjyqësore 49 mijë e 485 lekë të reja

“Standart.al”, 100 mijë lekë të reja, paguan shpenzimet gjyqësore 49 mijë e 485 lekë të reja

“Telegraf.al”, 100 mijë lekë të reja, paguan shpenzimet gjyqësore 49 mijë e 485 lekë të reja

“Boldnews.al” paguan shpenzimet gjyqësore 49 mijë e 485 lekë të reja

Artur Zheji dhe “360 gradë.al”, 300 mijë lekë të reja, paguan shpenzimet gjyqësore 49 mijë e 485 lekë të reja

“Faxweb.al”, paguan shpenzimet gjyqësore 49 mijë e 485 lekë të reja

“JOQ Albania”, paguan shpenzimet gjyqësore 49 mijë e 485 lekë të reja

Pas publikimit të lajmit, Xhillari tha se e vetmja shpresë kundër padrejtësive është gjykata.

Ndërsa ministri i Jashtëm, Gent Cakaj, asokohe i cilësoi lajmet shpifje dhe deklaroi se do të ballafaqohet në gjykatë me autorët e lajmit.