Forcat RENEA kanë zhvilluar ditën e sotme një aksion blic në Shijak.
Mësohet nse në pranga kanë rënë tre persona me rrezikshmëri të lartë.
Ata kërkoheshin edhe nga autoritetet italiane, të cilët kanë marrë pjesë në operacion.
Të arrestuarit ishin në kërkim ndërkombëtar, por identiteti i tyre nuk bëhet ende i ditur.
Pritet që policia të dalë në një deklaratë për shtyp, për të sqaruar detajet e operacionit.