Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda, bëri me dije se në Manzë janë instaluar 15 banesa të lëvizshme, për familjet e prekura nga tërmeti.
Në një lidhje direkte për emsionin “Pa protokoll”, Voda u shpreh, se kjo skemë do të përdoret për banorët e fshatrave, që kanë vendosur të qëndrojnë me çadra pranë shtëpive të tyre.
Më tej ajo ka zbuluar detaje në lidhje me aksionin e prishjes së godinave, ku deri më tani numri ka shkuar në 30, nga të cilat 19 janë në Durrës.
Ndër të tjera Vdoa tha se hotelet e Durrësit janë strehuar 2500 persona, ndërsa 600 të tjerë po qëndrojnë nëpër çadra.
“Situata është në një proces dinamik, gjërat lëvizin me shpejtësi. Më sfiduesja qe kemi është akomodimi i njerëzve, vazhdon në Durrës të merren vendim për prishje godinat. Janë shembur 30 godina, nga të cilat 19 janë vetëm në Bashkinë e Durrës. Grupet e inxhinierëve janë kthyer nga terreni dhe mbledhin të dhënat që ne i publikojmë nesër. Verifikimet në terren i kemi intensifikuar. Në strukturat hoteliere në Durrës, janë mbi 2500 banorë të cilët janë strehuar në hotele. Janë të pastrehë ose që shtëpitë e tyre janë me dëmtime të rënda. Banorë të zonave rurale janë në çadra, rreth 600 familje që jetojnë në çadra. Ende ka banorë që vijnë dhe interesohen. Ka banorë që kanë shkuar tek të afërmit në qytetet e tjera. Fshatrat kanë preferuar të qëndrojnë pranë pronave të tyre dhe jetojnë në çadra dimërore, specifike për këtë periudhë të dimrit. Ata e kanë jetën e lidhur me tokën dhe kanë pranuar të qëndrojnë në çadra dimërore pranë pronës së tyre. Sot në Manzë kemi instaluar 15 banesa portabile të një cilësie shumë të mirë, ishte kënaqësi e jashtëzakonshme kur shikoje familje të futeshin në kushte të mira. Të njëjtën skemë do të mundohemi që shumë shpejt ta përhapim edhe në zonat e tjera”, tha Voda.
Përsa i përket verifikimeve në terren, Voda u shpreh se deri më tani në Durrës janë kontrolluar 1300 banesa, nga të cilat 400 janë të dëmtuara, ndërsa 70 do të prishen.