Skip to content
Të Gjitha

Austria i bashkohet donacioneve për Shqipërinë, ofron 600 mijë euro për rindërtimin e banesave

· 1 min lexim

Solidaritetit me të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit i është bashkuar edhe Austria.

Qeveria austriake ka vënë në dispozicion 600 mijë euro, për rindërtimin e banesave të shkatërruara.

Marrëveshja u firmos në Ministrinë e Mbrojtjes, nga kreu i Emergjencave, Haki Çako dhe Drejtoresha e zyrës lokale të Agjencisë Austriake për Zhvillim, Simone Ungersböck.

Të pranishëm në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes ishin edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe shefi i misioni në Ambasadën austriake në Tiranë, Christian steiner.

Përfituesit kryesorë të këtij donacioni do të jenë Bashkitë e Durrësit dhe të Tiranës.

Agjencia Austriake për Zhvillim do të monitorojë procesin e zbatimit të projektit nga terreni.

Austria ishte një nga shtetet e BE, e cila iu përgjigj menjëherë me ndihma Shqipërisë, nëpërmjet Mekanizimit të Mbrojtjes Civile të BE.