Emri i saj ishte nga më të lakuarit gjatë periudhës pas tërmetit të 26 nëntorit.
Bëhet fjalë për inxhinieren e njohur Luljeta Bozo.
Kjo e fundit u prit sot nga kryeministri Edi Rama, i cili kërkoi ndihmën e saj, për të rimëkëmbur zonat e dëmtuara.
Kryeministri e quajti Bozon një burim sigurie për njerëzit.
“Jeni angazhuar dhe ju duket sikur ky profesion ju ka rinuar dhe do ishte shumë pozitive nëse ju do na ofronit ndihmë për Paketën e Standarteve të Riparimeve. Duam që t’i bëjmë vetë, në ato raste kur kompanitë do i marrin përsipër. Jeni një burim sigurie për njerezit. Aty ku janë dëmtuar elementët strukturor nuk do i hyjmë procesit të rikonstruktimit. Ku është prekur struktura do e shembin“, tha Rama.
Nga ana e saj, Bozo pranoi detyrënm, ndërsa dhe edhe disa këshilla për kalimin e situatës dhe sesi duhet vepruar në të ardhmen.
Githashtu inxhinierja vuri në dukje edhe shkeljet që janë bërë me ndërtimin, gjatë 30 viteve të fundit.
“Patjetër! Të thuash që është e pabanueshme, duhet të sqarohet që është përkohësisht. Në këto ekipe që shkojnë angazhoni inxhinier me përvojë, se ka shumë të tillë. Duhet të jenë patjetër në ekipet e vlerësimit. Kishte çarje, por ajo çarje riparohet menjëherë. Nuk duhet të thoni e pabanueshme, se e pabanueshme do të thotë që duhet t’i vini dinamitin. E dyta, që e kam me shumë merak. Duhet një platformë si do organizuar ndërtimit. Si mendojmë ne në të ardhmen, si të rregullojmë dhe organizojmë ndërtimin. Do ndërtohen qendra të reja ndërtimi. Kemi pasur disa probleme që janë shkelur, që nga planifikimi kuturu“, tha Bozo.
Rama ndër të tjera u ndal edhe te ashpërsimi i ligjit për ndërtuesit, duke thënë se deri më tani askush nuk është dënuar për cënim të lejes.
“Janë disa godina të ndërtuara nga kompanitë. Ka pasur strukturën, tek muret kanë bërë gjëra qesharake. S’ka asnjë të dënuar për cenim të lejes së ndërtimit, e dyta arkitekti dhe inxhinieri duhet të bëhen persona përgjegjës që kur pronari i thotë që ma bëj këtë jashtë lejes, do të thonë ose duhet të mbajnë përgjegjësi do ta rëndojmë pjesë si dhe duhet të bëjmë pastrim me licencat“, tha kryeministri.
Shefi i qeverisë në fund ra dakord me Bozon, që kjo e fundit të mbajë një konferencë në ditët në vijim, për të dhënë disa shembuj ku përcaktohet nëse një banesë është e banueshme apo jo.