Një 31-vjeçare shqiptar eështë zhdukur pa asnjë gjurmë në Greqi. Që prej datës 17 dhjetor, askush nuk ka më asnjë informacion për Aurora Micin, e cila dyshohet se është zhdukur në Follorinë, pranë kufirit greko-shqiptar.
Mësohet se ditën që u zhduk, Mici kishte veshur një xhaketë të zezë, xhinse, atlete të bardha dhe një çantë të zezë dhe tashmë, policia greke e ka shpallur atë zyrtarisht të zhdukur.
Fotoja e Micit ka qarkulluar në mediat greke dhe autoritetet kërkojnë ndihmën e qytetarëve që mund të kenë një informacion mbi vendndodhjen e saj, por deri më tani nuk ka pasur asnjë sinjalizim.