Skip to content
Të Gjitha

Rama paralajmëron sërish ndërtuesit: Do falimentojnë si individë nëse i shmangen detyrimeve

· 1 min lexim

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë paralajmëroi edhe njëherë ndërtuesit.

Sipas Ramës, nëse ndërtuesit nuk marrin përsipër dëmet nga tërmeti, do të vihen përpara përgjegjësisë.

Kreu i qeverisë, shtoi, se ndërtuesit që kanë thënë se kanë falimentuar, do të falimentojnë edhe si individë nëse i shmangen këtij detyrimi.

Kryeministri bëri me dije se lista e ndërtuesve që do të bëjnë riparimet është gati.

Shefi i qeverisë premtoi, se me projektin e rindërtimit, nuk do të preken programet e shërbimit ndaj qytetarëve.

“Hartimi i listës së ndërtuesve që duhet të bëjnë riparimet është gati, tani duhet të ndajmë pjesën kush do bëjë dhe kush nuk do të bëjë, duhet të shikojmë edhe kushtet e tyre financiare, pasi kanë thënë se kanë falimentuar. Do falimentojnë edhe si individë nëse i shmangen këtij detyrimi”, u shpreh Rama.