Një plagosje me armë gjahu u regjistrua gjatë ditës së sotme në Ksamil.
Shyqyri Saliaj, 73 vjeç, u qëllua me çifte nga 63-vjeçari Xhevahir Mema.
Ky i fundit është çoban dhe në momentin e krimit, po kulloste bagëtitë.
Sipas “Dosja.al”, Mema i kishte thënë 73-vjeçarit, se ka menduar se ishte ujk.
I plagosuri ndërkohë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Për fat të mirë distanca ishte e largët dhe nuk ka sjellë pasoja më të rënda.