Tërmeti i 26 nëntorit nuk e ka penguar aspak një firmë ndërtimi në Tiranë, që të vijojë punën.
Sipas “Report Tv”, banorët në rrugën “Faik Konica”, janë të frikësuar nga punimet e një firme ndërtimi.
Eskavatori po gërryen themele ngjitur me një pallat të banuar, duke terrorizuar banorët.
Këta të fundit kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve, pasi gërmimet rrezikojnë themelet e pallatit, ndërsa kanë thënë se askush nuk i dëgjon.
Kujtojmë këtu se tërmeti i 26 nëntorit la pas 51 viktima dhe qindra të plagosur.
Ndërkohë mijëra shqiptarë kanë mbetur pa shtëpi dhe janë strehuar nëpër çadra dhe hotele.
Në Durrës grupet e inspektimit kanë nisur punën për të verifikuar shkallën e dëmtimit në banesat e prekura.