Shqipëria po kalon orë dramatike dhe një ndihmë sadopak e vogël do të ishte e vlefshme.
Deri më tani numërohen 31 viktima, qindra të plagosur, ndërsa mbi 40 persona janë shpëtuar.
Në ndihmë të Shqipërisë kanë ardhur trupa nga Greqia, Kosova, Italia, Turqia dhe vendet e BE-së.
Shumë persona dhe hotele kanë ofruar ndihmën e tyre për të strehuar të prekurit nga tërmeti.
Gjithashtu drejt Kosovës janë nisur disa autobuza. “Telegraf” raporton se autobusat e parë kanë mbërritur në Pejë.
Mësohet se numri i personave të mbërritur është 60 dhe janë akomoduar të gjithë.