Presidenti Ilir Meta ka dekoruar me titullin “Nderi i Kombit” organizatën e veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare.
Lajmin e ka bërë vetë publik Meta nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Më tej ai shkruan, se gjaku për çlirimin e atdheut nuk bëhet ujë.
“Të dashur miq,
Kam kënaqësinë të ndaj me ju vendimin tim për të nderuar, në kuadër të 75-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, Organizatën e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”. Gjaku për Çlirimin e Atdheut nuk mund të bëhet ujë”, shkruan Kreu i Shtetit.
Kjo gjë iu kërkua edhe nga zv. Kryeministri Erion Braçe, pak përpara se të bënte dekorimin.
Kujtojmë këtu se më 29 nëntor mbushen plot 75 vite nga çlirimi i Shqipërisë.