Dy persona janë arrestuar nga policia, pasi tentuan të kalonin jashtë kufirit disa emigrantë.
Në pranga ranë B.D. 29 vjeç dhe M.R. 22 vjeç, banues në Tiranë.
Njër prej tyre u kap në hyrje të qytetit të Kukësit.
Në automjetin tip “BMW” të B.D. , u gjetën 5 shtetas sirianë.
Ndërsa në furgonin e M.R. në kthesën e Kolshit, u gjetën 7 sirianë të tjerë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Kukësit për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë i policisë:
Kukës
Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.
Specialistët për hetimin e trafiqeve të paligjshme në DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasit:
-B. D., 29 vjeç, banues në Tiranë;
-M. R., 22 vjeç, banues në Tiranë;
Arrestimi i tyre u bë pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke transportuar shtetas sirianë, të cilët nuk dispononin dokumente identifikimi.
Shtetasi B. D. u kap në hyrje të qytetit të Kukësit, ku në automjetin tip BMË po transportonte 5 shtetas sirianë.
Ndërsa shtetasi M. R. u kap në aksin Kukës – Morinë, tek kthesa e Kolshit, ku në automjetin tip Furgon, po transportonte 7 shtetas sirianë.
Shtetasit B. D. dhe M. R. do t’i ndihmonin shtetasit sirianë që të kalonin kalonin kufirin në drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit, në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.