Modelja e njohur Kejvina Kthella u mor për disa orë në pyetje pas arrestimit të Redjan Rrajës, i cili dyshohet se është njëri nga autorët e atentatit të regjistruar në Durrës, pak javë më parë.
Hetuesit gjithashtu i sekuestruan asaj telefonin, pasi zbuluan se kishte komunikime të shpeshta me Rrajën.
“Balkanweb” shkruan, se Kejvina i ka bërë kërkesë Gjykatës së Krimeve të Rënda, që t’i heqin sekuestron e automjetit, celularit dhe llogarive bankare.
Mësohet se kërkesa e saj do të shqyrtohet nga gjyqtarja Daniela Shirka.
Kujtojmë këtu se makina ku ndodhej prokurori Arjan Ndoja, Landi Muharremi dhe Andi Maloku, u qëllua me breshëri kallashnikovi pak javë më parë në zonën e Shkozetit në Durrës.
Si pasojë e të shtënave, shoferi Andi Maloku humbi jetën pak ditë më pas në spital.
Ndërkohë Ndoja dhe Muharremi janë jashtë rrezikut për jetën, ku ky i fundit ka marrë një plumb në nofull.
Ndërsa dhoma ku ndodhet prokurori, po ruhet gjatë gjithë kohës me policë.
Në lidhje me atentatin, është arrestuar vetëm Redjan Rraja, i cili është dënuar me burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda.