Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë sërish sot një deklaratë të fortë nga foltorja e Kuvendit teksa ka kërcënuar maxhorancën se nëse nuk miraton amendamentin e vetingut në politike, atëherë ai ka premtuar se djemtë do të rrëmbenin armët dhe do i zhduknin socialistët si minj.
Pas kësaj deklarate ka reaguar Edi Rama përmes një postimi në rrjetet e tij sociale Twitter dhe Instagram ku nuk ka kursyer ironinë për t’ju përgjigjur Berishës. Ai shprehet se shkak është opozita që Shqipëria po turpërohet ekraneve të Europës me pamje të parlamentit i cili është kthyer në një show pularie.
“Për vezët e për glasat e kotecit të Saliut unë rroj 1mijë vjet,po më vjen të qaj për shthurrjen verbale, që ai dhe kakërdhitë e tij u kanë ngjitur plot të rinjve dhe të ulëras për Shqipërinë, që turpërohet ekraneve të Europës me pamjet e parlamentit të kthyer në një show pularie”, shkruan kryeministri.