Erërat e forta dhe stuhitë, janë rikthyer sërish në Shqipëri.
Për pasojë, është krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
Një nga akset më problematike është Llogaraja, ku pemët e thyera kanë bllokuar rrugën.
Policia u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve, që të shmangin rrugën, deri në qetësimin e situatës.
“Për shkak të stuhisë me shi dhe erë të fortë në Vlorë, ju bëjmë me dije se aksi rrugorë në Llogora është i pakalueshëm. Shërbimet e Policisë Rrugore janë prezent dhe në gatishmëri të plotë për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve në rast nevoje.
Lutemi që drejtuesit e mjeteve ta shmangin këtë aks nga të dy krahët, derisa të qetësohet situata dhe të bëhet pastrimi i rrugës nga pemët e thyera”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Moti i keq me reshje dhe stuhi pritet ta shoqërojë vendin tonë gjatë ditës së sotme dhe nesër.
Ndërkohë pas mesantës të së mërkurës, do të ketë përmirësim.