Seanca për Emiljano Shullazin dhe 4 të pandehurit te tjerë është shtyrë sërish.
Shkak është bërë debati mes Endrit Zelës dhe gjyqtares Albana Boksi.
Zela i ka thënë gjyqtares se nuk garanton një proces të drejtë e ligjor, shkruan “Balkanweb”.
“Kam kërkuar dorëheqjen tënde, ti nuk na garanton një proces të drejtë dhe ligjor”, iu drejtua Zela gjykatëses.
Zela ka shtuar më tej, se nuk pranon avokat të caktuar, por Bledar Shanjën, që ka zgjedhur vetë.
Ky i fundit nuk u paraqit në seancë, pas ka konflikt interesi me gjyqtaren.
Nga ana tjetër, avokatja e caktuar, Eralda Brahimasi, nuk ka marrë përsipër mbrojtjen e të pandehurit, duke thënë se është gjobitur më parë nga gjykatë, edhe pse kishte dorëzuar raport shëndetësor.
Ndërkohë trupa gjykuese e drejtuar nga Albana Boksi, tha se kërkesa e avokates është e pabazuar dhe konsiderohet si refuzim i mbrojtjes, për faktin se nuk përbën konflikt interesi.