Një aksident i rëndë u regjistrua pasditen e sotme në aksin Lezhë-Shkodër.
Një makinë dhe një motor u përplasën fuqishëm me njëri-tjetrin.
Si pasojë e përplasjes, ndërroi jetë drejtuesi i motorit.
“Balkanweb” shkruan se viktima është 61-vjeçari Zef Stenaj.
Drejtuesi i mjetit me iniciale M.Sh., është shoqëruar në komisariatin e policisë.
Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende.
Policia ndërkohë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, tek vendi i quajtur “Kryqëzimi i Balldrenit”, mjeti me drejtues shtetasin M.Sh., është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin Z.S., 61 vjeç,banues në Torovicë, Lezhë, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i mjetit M.Sh.,është shoqeruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.