Aperitiv, verë, kafe, mëngjes: kështu e quanin trafikantët kokainën që fshihnin brenda qypave dhe më pas e groposnin në një pyll në Toskanë.
Një sistem ky i konsoliduar, i cili u zbulua edhe falë një derri.
Duke gërrmuar në dhe, derri theu njërin prej qypave, i cili ishte mbushur me kokainë.
Vlera e lëndës narkotike sipas mediave italiane shkonte deri në 20 mijë euro.
Në vijim të hetimeve, policia ka arrestuar 4 persona, tre shqiptarë dhe një italian nga zona e Kalabrisë.
Të katër këto persona, kishin organizuar një rrjet të shpërndarjes së kokainës në Siena dhe Arezzo.
Ata u zbuluan nga përgjimet telefonike, teksa flisnin për dëmet që i kishte shkaktuar derri.