Gjykata e Krimeve të Rënda ka ndryshuar masën e sigurisë pët katër të arrestuarit e çështjes “Toyota Yaris”.
Për shkak se kanë kaluar afatet e paraburgimit, trupa gjykuese vendosi të lërë të dyshuarit në “Arrest shtëpie”.
Të arrestuarit për 3.4 milion eurot e sekuestruara në Durrës janë Edi Lika, Klevi Lika, shoferi Agim Çekaj dhe biznesmeni Alban Mollaymeri.
Hetimi ndaj tyre u mbyll nga Krimet e Rënda në shtator të këtij viti.
Likës, djalit të tij dhe Mollaymerit iu komunikua akuza e “Pastrimit të parave”.
Ndërkohë Agim Çekaj akuzohet vetëm për armëmbajtje pa leje.
Me arsyetimin se hetimet për këtë çështje ishin të mangëta, Gjykata e Krimeve të Rënda e riktheu sërish dosjen në Prokurori.
Në lidhje me këtë çështje është marrë në pyetje edhe kreu i PD, Lulzim Basha.