Një person është gjetur i pajetë pranë një karburanti në Levan të Fierit.
Identiteti i tij nuk dihet, por sipas të dhënave paraprake, bëhet fjalë për një të moshuar.
Dyshohet se ky person ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Trupi i tij i pajetë po transportohet në morg, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës.
Grupi hetimor ndërkohë ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.