Skip to content
Të Gjitha

Gjendet një trup i pajetë në Fier, ja kush janë dyshimet e para

· 1 min lexim

Një person është gjetur i pajetë pranë një karburanti në Levan të Fierit.

Identiteti i tij nuk dihet, por sipas të dhënave paraprake, bëhet fjalë për një të moshuar.

Dyshohet se ky person ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Trupi i tij i pajetë po transportohet në morg, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës.

Grupi hetimor ndërkohë ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.