Një aksident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në autostradën Fier-Lushnje, në rrethrrotullimin e Kolonjës.
Makina me të cilin udhëtonin tre të rinj, ka përfunduar në kanal, pasi është përplasur me bordurën.
Si pasojë e aksidentit, ndërroi jetë 21-vjeçari J.Sh.
Kurse dy personat që udhëtonin me të, A.Sh. 22 vjeç dhe A.D. 16 vjeç, u transportuan me urgjencë në spital.
Policia njofton se ditën e sotme, 22-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, duke e çuar në dy numrin e viktimave.
Ndërsa A.D. ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Policia po vijon hetimet, për të zbuluar rrethanat e aksidentit.