Skip to content
Të Gjitha

Shpërndante kanabis pranë shkollave, 23-vjeçari bie në pranga

· 2 min lexim

Policia e Lezhës ka arrestuar një të ri për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Në pranga ka rënë 23-vjeçari me iniciale S.R.

Ky i fundit u kap në flagrancë, duke shpërndarë lëndë narkotike pranë shkollave.

Nga kontrolli fizik atij iu gjetën disa doza me kanabis.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën 203gr kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

Lezhë/ Njoftimi i policisë:

Policia e Lezhës, kontrolle dhe shërbime pranë shkollave, për parandalimin dhe goditjen e tentativës për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, në afërsi të një shkolle u kap dhe arrestua në flagrancë një shtetas, në tentativë për të shpërndarë lëndë narkotike.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, me qëllim “Identifikimin, goditjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që shpërndajnë apo tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike në ambientet e shkollave apo përreth tyre” bëri arrestimin në flagrancë të shtetasit:

  1. R.,23 vjeç, banues në Ishull Shëngjin, Lezhë.

Arrestimi i tij u bë pasi Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dispononin informacione se ky shtetas shpërndante lëndë narkotike dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza të vogla me lëndë narkotikë të dyshuar Cannabis Sativa.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesë dhe perreth saj u gjetën dhe 203 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.