Shqipëria ka ardhur me tre detyra të reja nga takimi i fillim tetorit në Bruksel, në kuadër të marrëveshjes së Asocim-Stabilzimit.
Tre aspekte kyç, të ekonomisë, ku shteti shqiptar duhet të ndërhyjë, janë menaxhimi i financave fiskale, vijimi i reformës në sektorin e energjisë dhe borxhi publik, shkruan “Monitor”.
Në raportin e BE, është theksuar edhe mbështetja për dëmet e shkaktuara nga tërmeti.
“Shqipëria përjetoi një nga tërmetet më të fuqishme në shtator por fatmirësisht dëmtimet në njerëz dhe pasuri ishin të kufizuara. Bashkimi Europian po jep asistencë dhe qeveria shqiptare ka përgatitur një rialokim të fondeve për të mbështetur rindërtimin. BE dhe Shqipëria diskutuan progresin ekonomik dhe financiar të vendit në kuadër të marrëveshjes së stabilizim asocimit në 3 tetor në Bruksel. Shqipëria konfirmoi angazhimin e saj për stabilitet makroekonomik, konsolidim fi9skal dhe zhvillim drejt funksionimit të një tregu konkurrues. Të dy palët ranë dakord se Shqipëria do të ulë në vazhdim nivelin e borxhit publik të forcojë menahximin fiskal si dhe do të kapë ritmin sa i përket ngadalësimit të shfaqur në liberalizmin e tregut të energjisë” thuhet në raport.
Përsa i përket rritje ekonomike, në raport thuhet, se u ngadalësua me 2.3% krahasuar me një vit më parë.
Kjo për shkak të prodhimit të dobët të hidro-energjisë dhe sasisë së ulët të reshjeve.
Konsumi privat sipas BE, u bë udhëheqësi kryesor i rritjes, ndërsa investimet u ulën për shkak të kompletimit të punimeve për gazësjellësin TAP.
Raporti thekson se në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, ka pasur një tendencë në uljen e papunësisë, në krahasim me rajonin që ka shënuar rritje.
Pavarësisht prodhimit të ulët të energjisë, eksportet shqptare pas tremujorit të parë njohën rritje.
Në fushën e këmbimeve valutore, leku vijoi forcimin ndaj euros me 2.4, por në raport me 2018-ën, kjo tendencë u ngadalësua.