“Ia ka futur me të pickuar një ministreje”/ Rama padit Sevim Arbanën, reagon aktivistja
Kryeministri Edi Rama ka paditur aktivisten Sevim Arbana për shpifje.
Rama kërkon 10 milionë lek dëmshpërblim.
Padia është bërë për një deklaratë të aktivistes në janar 2019 në studion e ‘News 24’ në emisionin “A Show”.
Aktivistja për të drejtat e njeriut tha në këtë emision se kryeministri Rama ka pickuar një ministre më 2013-ën në një aktivitet politik në një prej hoteleve të Tiranës.
Në lidhje me padinë ka reaguar edhe vetë aktivistja, në një lidhje të drejtpërdrejtë me “News24”
Ajo aktin e Ramës, të shëmtuar dhe revoltues.
Më tej Arbana bëri me dije, se séance e parë do të mbahet më 6 nëntor.
‘Unë kam parë skena që ia ka futur edhe me të pickuar një ministreje grua. Kush e di ca i ka bërë dhe i ka ardhur në majë të hundës. Në 2013, ishte pickim dhune, sec i shpëtoi asaj edhe tëk.. te Sheratoni. Ka qenë në qershor 2013. Asaj i dolën dy lotë kështu i ranë edhe e mblodhi veten se ishin një javë para zgjedhjeve”, kishte deklaruar aktivistja.