Një ngjarje e rëndë tronditi mëngjesin e sotëm Kavajën.
Si pasojë e një sherri brenda një banesë në lagjen Nr.2 të qytetit, mbeti i vrarë Dritan Haxholli, ndërsa u plagos efektivi i burgjeve, Bledar Toçi.
Sipas “Dosja.al”, mollë sherri ka qenë, Marsida Qatja.
Kjo e fundit ishte e martuar dy herë dhe kishte tre fëmijë.
Mësohet se burri i dytë është në burg në Gjermani.
“Dosja.al” ka zbuluar se Marsida Qatja ishte duke ngrënë darkë me viktimën, pak para se të ndodhte krimi.
Haxholli i ka kërkuar që të kalojnë natën bashkë, por ajo e ka refuzuar, duke i thënë se nuk e do më.
Ai insistonte dhe për këtë arsye, ajo thirri policin, Bledar Toçi, i cili ishte i dashuri i saj.
Rreth orës 00:40 Haxholli hyn me kallash brenda banesës së saj dhe qëllon me kallash, duke plagosur policin.
Brenda banesës ndodheshin edhe dy persona të tjerë, miq të Marsidës.
Ky i fundit u kundërpërgjigj më pas me pistoletën e shërbimit, duke e lënë të vdekur.