Skip to content
Të Gjitha

Aksident i frikshëm në Lezhë, dyshohet për 4 të plagosur

· 1 min lexim

Një aksident i frikshëm është regjistruar në afërsi të “Kryqëzimit të Shënkollit” në Lezhë.

Siç shkruan “Balkanweb”, në aksident janë përfshirë një kamionçinë dhe një makinë e vogël.

Dyshohet se katër persona kanë mbetur të plagosur nga përplasja.

Shkaqet e aksidentit ndërkohë janë ende të panjohura.

Ky është aksidenti i tretë për ditën e sotme, pas atij në autostradën Vorë-Tiranë dhe përplasjes së motorit nga makina në Korçë, ku u shënua një viktimë dhe tre të plagosur.