Kreu i demokratëve Lulzim Basha, pas takimit me aleatët, prezantoi 5 pikë për reformën zgjedhore.
Basha tha se nëse Rama nuk i zbaton këto pika të hapë krahun.
Deklaratës së Bashës, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur gjatë seancës së sotme parlamentare.
Shefi i qeverisë, duke iu drejtuar Bashës u shpreh, se me çfarë dekreti hyjnor mund ta thotë këtë.
Më tej ai nuk është zbrapsur nga ftesa për bashkëpunim, duke shtuar se demokratët janë të pritur në çdo moment.
“Ata që s’janë këtu dhe thonë hap krahun, por unë nuk kam parë, kjo është pastaj ç’a të them se unë vet s’di t’i jap makinës, por është njeri aty te hija e fikut dhe thotë: hap krahun e largohu. Ke një plan zbatoje ose hap krahun. Ouuu kush je ti njëherë. Me ç’a dekreti hyjnor mund ta thuash ti këtë. Mirë që dole vetë në rrugë por more në qafë dhe të tjerët që i le në rrugë. Megjithatë ata janë të mirëpritur në cdo moment, unë e kam thënë dhe e përsëris. Unë ju kam të gjithëve njësoj juve këtu dhe atyre atje. Madje për ata kam më shumë kujdes së janë në hall më të madh. Patjetër patjetër keni dhe ju halle po janë halle luksoze në krahasim me hallet e tyre. Hallet tuaja luksoze mbajini vetë se ju jeni mbretër, mbretër pa mbretëri po je mbret nuk të lëviz njeri nga froni”, tha Rama.