Skip to content
Të Gjitha

Plagosje me armë zjarri në Durrës, policia në ndjekje të autorit

· 1 min lexim

Një plagosje me armë zjarri u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Durrës.

Sipas policisë, një 42-vjeçar ka plagosur për motive të dobëta shtetasin A.M.

Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Blutë kanë shpallur në kërkim autorin, ndërsa po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet proceduariale i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Më datë 02.10.2019, është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit I.I., 42 vjeç, pasi në lagjen Nr.7, Durrës për motive të dobëta dyshohet se ka plagosur jashtë rrezikut për  jetën shtetasin A.M. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.