Një adoleshente ka humbur jetën pas shpërthimit të celularit të saj.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Bastobe në Kazakistan.
Sipas “Daily Mail”, viktima është 14-vjeçarja Alua Asetkyzy Abzalbek.
Kjo e fundit kishte vendosur telefonin në karikim poshtë jastëkut dhe po flinte duke dëgjuar muzikë.
Në mëngjes ajo u gjet e vdekur, me baterinë e cila kishte shpërthyer pranë kokës së saj.
Sipas ekspertëve, adoleshentja ka pësuar disa dëmtime në kokë, që i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Ata shtojnë se telefoni ka shpërthyer, si pasojë e mbinxehjes së baterisë.