Një atentat mafioz u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lushnje.
Dy persona të maskuar qëlluan me breshëri kallashnikovi biznesmenin, Besmir Hida.
Ky i fundit në momentin e ekzekutimit, po pinte kafen e mëngjesit në katin e dytë në një lokal në lagjen “Skënder Libohova”.
Pas ekzekutimit autorët larguan me shpejtësi me një makinë.
“Newsbomb” ka mësuar se automjeti me të cilin dyshohet se u larguan autorët është djegur në lagjen “Sarave”, pranë autostradës.
Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë qytetin, si dhe në hyrjet e daljet e tij.
Besmir Hida është daja i Zamir Latifit, njërit prej viktimave të atentatit të tetorit të 2017-ës, ku shënjestra ishte nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti.