Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Lushnje, në vendin e quajtur “Rotondo e Beratit”.
Sipas “Faxweb”, një motoçikletë është përplasur me një makinë me targa rumune.
Drejtuesi i motoçikletës ishte shtetasi Themi Ndoni, 65 vjeç.
Mësohet se ky i fundit ka marrë plagë të forta në kokë dhe ndodhet në reanimacion, në gjendje kritike për jetën.
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë mosrespektimi i rregullave në rrethrrotullim nga drejtuesi i motoçikletës.
Policia ndërkohë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.