Një i mitur është përplasur nga makina ditën e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Aksidenti është regjistruar rreth orës 12:45, shkruan “Balkanweb”.
Mësohet se drejtuese e mjetit ishte shtetasja R.A.
Ndërkohë i mituri me iniciale K.L. u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesja e mjetit do të shoqërohet në komisariat për t’u marrë në pyetje.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.