Gjyakata e Apelit ka liruar sot nga qelia, Petrit Sylën, i cili është administrator i Skela Syla.
“Faxweb” shkruan, se vendimi është marrë nga gjyqtarët, Artur Gaxhi, Flutura Skënderi dhe Gramoz Levanaj.
Petrit Syla, ishte lënë në “Arrest me burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë.
Organi i drejtësisë konstatoi se kompania nuk kishte respektuar rregullt e sigurisë në punë.
Administratori u arrestua pas vdekjes së dy punëtorëve dhe plagosjes së dy të tjerëve më 16 gusht.
Ata po punonin për rikonstruksionin e një pallati në kryeqytet, kur u shemb skela.