Skip to content
Të Gjitha

U arrestua pas vdekjes së dy punëtorëve, Apeli zbardh vendimin për administratorin e “Skela Syla”

· 1 min lexim

Gjyakata e Apelit ka liruar sot nga qelia, Petrit Sylën, i cili është administrator i Skela Syla.

“Faxweb” shkruan, se vendimi është marrë nga gjyqtarët, Artur Gaxhi, Flutura Skënderi dhe Gramoz Levanaj.

Petrit Syla, ishte lënë në “Arrest me burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Organi i drejtësisë konstatoi se kompania nuk kishte respektuar rregullt e sigurisë në punë.

Administratori u arrestua pas vdekjes së dy punëtorëve dhe plagosjes së dy të tjerëve më 16 gusht.

Ata po punonin për rikonstruksionin e një pallati në kryeqytet, kur u shemb skela.