Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, njoftoi një nismë të re të qeverisë për luftën ndaj korrupsionit.
Sipas tij, kjo nismë do të ndalojë abuzimet në Universitete.
Për çdo student që sjell provë për korrupsion vijoi Rama, do t’i zerohet tarifa dhe do të marrë bursë një vjeçare.
Korrupsioni i pedagogëve u denoncua fuqishëm gjatë protestës së studentëve.
Këto të fundit dolën me pankarta, duke përmendur emrat e pedagogëve.
Postimi i Ramës:
Koha për një përshkallëzim të ri kundër korrupsionit! Po punojmë për një program nxitjeje kundër heshtjes dhe denoncimit me provë abuzuesit. Një ide në diskutim është:Çdo student denoncues që sjell provë për presion korruptiv nga kushdoqoftë,zeron tarifën e merr bursë njëvjeçare!