Jakup Krasniqi rikthehet në Kosovë nga Haga për arsye humanitare, EULEX-i dhe Policia rrethojnë banesën

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, është rikthyer në Kosovë, pasi Gjykata Speciale në Hagë i ka lejuar një vizitë për arsye humanitare.
Sipas raportimeve, Krasniqi ka mbërritur në banesën e tij në Prishtinë, ku janë vendosur forca të shumta të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës. Zona përreth banesës është rrethuar nga efektivët, të cilët po monitorojnë qëndrimin e tij.
Vizita është autorizuar për arsye humanitare, ndërsa Krasniqi vijon të jetë në proces gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Rikthimi i tij në Kosovë është i përkohshëm dhe nuk përbën ndryshim të statusit të tij gjyqësor.