Ngjarje e rëndë në Durrës/ Djali godet me sëpatë prindërit, të dy në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Rrushkull, në Manzë të Durrësit, ku një djalë dyshohet se ka sulmuar me sëpatë dy prindërit e tij, duke u shkaktuar plagë të rënda.
Çifti i bashkëshortëve është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Gruaja ndodhet në Spitalin Rajonal të Durrësit, ndërsa bashkëshorti i saj është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Ende nuk dihen motivet që mund ta kenë shtyrë djalin të sulmojë prindërit e tij, ndërsa rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja mbeten të paqarta.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e sulmit dhe shkaqet që çuan në plagosjen e rëndë të dy bashkëshortëve.