Skip to content
Kryesore

Vrasja e Egli Progës/ Të akuzuarit kërkojnë gjykim të shkurtuar, shtyhet seanca

· 1 min lexim

Shtyhet sërish vendimmarrja për procesin ndaj pesë të akuzuarve për vrasjen e Egli Progës. Pas më shumë se dy orësh seancë, Gjykata nuk arriti të marrë një vendim, ndërsa të pandehurit kërkuan që çështja ndaj tyre të zhvillohet me gjykim të shkurtuar.

Denis Meçe, i akuzuar për vrasje të kryer në bashkëpunim, kërkoi veçimin e çështjes së tij nga katër të akuzuarit e tjerë, si dhe aplikimin e gjykimit të shkurtuar.

Të njëjtën kërkesë për gjykim të shkurtuar paraqitën edhe katër të akuzuarit e tjerë.

Për shkak të kompleksitetit të çështjes, Gjykata nuk arriti të konkludonte me një vendim dhe e shtyu seancën për në muajin tetor.

Në seancën e ardhshme pritet të vendoset nëse procesi për vrasjen e Egli Progës do të vijojë me gjykim të zakonshëm apo do të pranohet kërkesa e të akuzuarve për gjykim të shkurtuar.