Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, në fuqi pezullimi i afateve të paraburgimit

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kundër vendimit për pezullimin e afateve të paraburgimit.
Me vendimin e dhënë, Apeli ka lënë në fuqi qëndrimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të GJKKO-së, e cila kishte vendosur më herët pezullimin e afateve të paraburgimit ndaj Veliajt.
Pas vendimit, mbrojtja e kryebashkiakut të Tiranës ka paralajmëruar se beteja ligjore do të vijojë në Gjykatën e Lartë.
“Do të bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë. Seancat nuk janë shtyrë prej Veliajt”, është shprehur avokati i tij.
Kështu, vendimi për pezullimin e afateve të paraburgimit ndaj Veliajt mbetet në fuqi, ndërsa mbrojtja do të kërkojë rrëzimin e tij përmes rekursit në Gjykatën e Lartë.