Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare, problem me radarët e Albcontrol

Trafiku ajror në hapësirën shqiptare është pezulluar përkohësisht për shkak të një problemi teknik në sistemin e radarëve të Albcontrol.
Si masë sigurie, për disa minuta nuk është lejuar asnjë ulje apo ngritje avioni në aeroportin e Rinasit, ndërsa janë bllokuar gjithashtu fluturimet tranzit që kalojnë në hapësirën ajrore shqiptare.
Defekti pritet të shkaktojë vonesa në oraret e fluturimeve, ndërsa avionët mund të përballen me pritje në ajër ose devijim të itinerareve deri në rikthimin e plotë të sistemit.
Ekipet teknike po punojnë me urgjencë për riparimin e sistemit të monitorimit dhe rikthimin e trafikut ajror në normalitet.
Pezullimi i përkohshëm i fluturimeve është ndërmarrë si procedurë sigurie, me qëllim garantimin e navigimit të sigurt të avionëve në hapësirën ajrore shqiptare.