Kokaina si “guaska”, kanabisi si “karkaleca”/ Zbulohet si u fsheh droga në makaronat që hynë në burgun 313

Detaje të reja zbardhen nga rasti i zbulimit të lëndëve të dyshuara narkotike në burgun 313 në Tiranë, i raportuar një ditë më parë. Këtë herë, në fokus është mënyra e pazakontë se si droga ishte kamufluar brenda ushqimit të përgatitur për të mos u dalluar gjatë kontrollit.
Nga pamjet e lëndës së sekuestruar shihet se dozat ishin fshehur mes makaronave të gatuara. Kokaina ishte paketuar dhe vendosur në mënyrë që të ngjante me makaronat në formë “guaskash”, ndërsa kanabisi ishte kamufluar mes ushqimit duke marrë pamjen e “karkalecave”.
Në këtë mënyrë, lënda narkotike ishte përzier me makaronat e përgatitura, duke e bërë më të vështirë identifikimin e saj mes ushqimit.
Droga u zbulua gjatë kontrollit të zhvilluar një ditë më parë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.
Nga kontrolli u gjetën 12 doza të dyshuara kokainë dhe 17 doza të dyshuara kanabis sativa.