Skip to content
Kryesore

Zbardhet identiteti i 25-vjeçares së vrarë në Malishevë, dyshohet se e qëlloi bashkëshorti

· 1 min lexim

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Malishevë, ku humbi jetën një grua shtatzënë, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje kritike.

Viktima është identifikuar si Jetlira Foniqi, 25 vjeçe, e cila ishte në javën e 34-të të shtatzënisë. E reja u qëllua me armë zjarri dhe, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ndërroi jetë në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas të dhënave të deritanishme, dyshohet se 26-vjeçari ka qëlluar bashkëshorten e tij dhe më pas ka plagosur veten. Ai ndodhet në gjendje kritike, i intubuar dhe nën asistencë respiratore.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivin e ngjarjes, ndërsa deri tani dyshimet janë se arma është përdorur fillimisht ndaj 25-vjeçares dhe më pas nga bashkëshorti ndaj vetes.